Përparim Rama: Zotohem se do të jem kryetari i të gjithëve

schedule21:18 - 14 Nëntor, 2021

schedule 21:18 - 14 Nëntor, 2021

Teksa numërimi është drejt fundit Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpallur tashmë fitoren në Prishtinë. Në një konferencë për mediat, kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku deklaroi se Përparim Rama është kryetari i ri i kryeqytetit dhe i uroi fitoren.

Sakaq, Rama gjatë fjalës së tij u zotua se do të jetë kryetari i të gjithëve pa dallim.

“Duhet me llogarit të gjithë Kosovën në planifikimin e  vet. Unë ky lloj kryetari do të jem. Përgjegjësinë kam me e marrë më parësore sesa privilegjin. Unë përparim Rama, kryetar i komunës së Prishtinës zotohem se do të jem kryetar i të gjithëve, ju që jetoni këtu, punoni, që vini dhe që do të ktheheni, jeni një mori njerëzish. Dua t’ju falendorj të gjithë. Por nuk mundem pa falenderuar në veçanti më të dashurën time Kristalën, që do të jetë banorja më e re e Prishtinës. Më duhet të falenderoj edhe gjithë LDK-në. Më duhet me falenderuar kryetarin e guximshëm, zotin Lumir Abdixhiku,” deklaroi Rama.

Përparim Rama po udhëheq me 50,84 për qind të votave ndaj Arben Vitisë, 49,16 për qind në 95,84% të numëruara. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!