Gjykata e Posaçme la në fuqi masat e sigurisë “Arrest në burg” për Artur Ballën dhe Bledar Lilon, të vënë në pranga dy ditë më parë si të përfshirë në skemën e pastrimit të parave bashkë me biznesmenin e hidrokarbureve Rezart Taçi. Ky i fundit në kërkim ndërkombëtar për të njëjtat akuza në kuadër të grupit kriminal.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka shpallur në kërkim biznesmenin e njohur të hidrokarbureve Rezart Taçi. Dy bashkëpunëtorë të tij Artur Balla dhe Bledar Lilo janë arrestuar , ndërsa biznesmeni ende nuk është gjetur nga policia.
Së bashku me katër italianë, biznesmeni shqiptar dhe dy bashkëpunëtorët e tij akuzohen për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal. SPAK ka bllokuar mbi 18 milionë euro../abcnews.al/