Në fund të sezonit kontrata e Dries Mertens skadon.
Sulmuesi belg nuk ka patur shumë minuta në dispozicion këtë sezon që pas ardhjes së Osimneh. Gjithësesi , siç raporton “La Repubblica”, Dries Mertens kërkon që t’i zgjatet kontrata dhe me një sezon për arsye se belgu kërkon t’i mbushë mëndjen presidentit De Laurentis se ai akoma ka se çfarë jep në fushën e lojës.
Mertens nuk dëshiron të largohet nga Napoli./h.ll/abcnews.al