Prej një jave në Lushnje janq organizuar aktivitete kulturore në nder të 99- vjetorit të Kongresit. Në festimet e organizuara për kongresin historik mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi dhe zv/kryeministri Erjon Braçe.
Në Lushnje u përkujtua 99- vjetori i Kongresit historik, i cili vuri themelet e shtetit shqiptar. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, zv kryeministri Erjon Braçe, deputetë dhe familjarë të pinjollëve të Kongresit morën pjesë në festimet e kësaj dite. Ata kanë vizituar shtëpinë muze ku u mbledh Kongresi i Lushnjës dhe më pas u zhvillua një koncert artistik.
“Që nga sot, Kuvendi i Shqipërisë do të nisë përgatitjet për celebrimin e kësaj ngjarjeje historike”, -tha Ruçi. Prej një jave bashkia e qytetit ka organizuar aktivitete kulturore dhe artistike për nder të 99- vjetorit të Kongresit./abcnews.al