“Shqipëria, vendi pritës i Kongresit të ligjit të vitit 2027”/ Rama: Mundësi për t’i treguar botës përparimet e mëdha

schedule14:50 - 6 Shkurt, 2025

schedule 14:50 - 6 Shkurt, 2025

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një video-mesazhi në Facebook, foli rreth vizitës së tij në Spanjë në kuadër të pjesëmarrjes në “Espanol Universal Award”.

Shqipëria është zgjedhur si vendi pritës i Kongresit Botëror të Ligjit të vitit 2027.

“Duke zgjedhur Shqipërinë si vendin pritës të Kongresit Botëror të Ligjit të vitit 2027, Komuniteti Ndërkombëtar i Ligjit dëshiron të njohë demokracinë e saj të re dhe institucionet e themeluara mbi sundimin e ligjit si garancia për dinjitetin njerëzor”, u shpreh Rama.

Më tej kryeministri shtoi se Kongresi do të jetë një mundësi e shkëlqyer për ti treguar botës përparimet e mëdha të vendit.

“Procesi i përzgjedhjes ka qenë i ngushtë dhe konkurrues, Shqipëria ka marrë pjesë me kandidatë të fortë dhe demokratike nga kontinente të ndryshme. Kështu thuhet në letrën e kryetarit të juristëve duke zgjedhur Shqipërinë si vendin pritës të Kongresit të ligjit të vitit 2027. Komuniteti ndërkombëtar i ligjit dëshiron të njohë demokracinë e saj të re dhe institucionet e themeluar si garancia për dinjitetin njerëzor. Kongresi do të jetë një mundësi e shkëlqyer për vendin tuaj për ti treguar botës përparimet e mëdha, respekti nga ligjit ndërkombëtar dhe respekti ndaj ligjit ndërkombëtar”, është shprehur kryeministri Rama.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!