98 pedofilë lëvizin lirshëm në Shqipëri: Fëmijët të rrezikuar, fenomeni më i përhapur në Shqipërinë e Mesme

schedule09:42 - 15 Prill, 2020

schedule 09:42 - 15 Prill, 2020

Eksperti i çështjeve të komunikimit Elvin Luku në një intervistë për ABC e Mëngjesit është shprehur se është shqetësues fakti që në vendin tonë vijojnë të jenë në lirë pedofilët.

Në një bisedë me Enkel Demin, Luku është shprehur se fëmijët sidomos nën moshën 14 vjeç janë dhe më të rrezikuarit nga fenomeni i pedofilisë kjo për shkak se janë në kontakt të drejtpërdrejtë me teknologjinë duke qenë se e kanë të vështirë dhe seleksionimin e informacionit.

Në vendin tonë nuk ka një strukturë të mirfilltë që të merret me trajtimin e këtyre çështjeve sipas Lukut mund të ketë dhe shumë raste të tjera që nuk janë raportuar fare si krime pedofilie.

Pjesë nga intervista:

Mesa duket nga studimi apo vëzhgimi që ju keni bërë ne jemi komplet sipërfaqësor pasi ka raste konkrete të dhunës seksuale ndaj fëmijëve?

Edhe kur ka dhunë brenda familjes dhe kur prindëri abuzon me fëmijën gjykata nuk kanë qasjen për të hequr përgjegjëshmërinë prindërore dhe pse krimi është i vazhdueshëm në kohë për vite të tëra ndërkohë që autori i krimit dhe pasi të dalë do të ketë sërish nën kontroll fëmijën e tij, dhe patjetër deri në moshën 18 vjaçare ky fëmijë do të jetë nën tutelën e dhunës.

Ky është një tjetër problem pasi fëmija duke qenë në një ambient dhune vetë  do të bëhet agresor në të ardhmen, një fëmijë i patrajtuar dhe që mund të bie pre e një pedofili në një të ardhme mund të bëhet pedofil vetë?

Patjetër që ka shumë studime që e kanë vërtetuar me statistika një gjë të tillë. Kjo është një prirje shumë e madhe për realitetin shqiptar, pasi strukturat e rehabilitimit ktu janë minimaliste.

Jemi në karantinë dhe në shtëpi, në momentin që ne kemi 98 persona të identifikuar dhe janë të lirë, të gjithë fëmijët që gjenden nëpër shpia janë me telefona smart dhe mund të kenë dhe llogari në rrjetet sociale, si mund ta shpegojmë se këto fëmijë janë të rrezikuar nga pedofilia?

Në periudhën e sotme ku kontakti me teknologjinë është i drejtpërdrejtë dhe prirja e rënies pre e pedofilisë është e madhe të cilët kryejnë krime të tilla online. Vëmendja e prindërve duhet të jetë shuam e madhe sidomos te fëmijët që janë nën 14 vjeç që nuk kanë arritur edhe pjekurinë seksuale. Gjurmueshmëria nga struktura tona është shumë e ulët në vendin tonë ka referime që bëhen në Prokurori, por nga 128 që janë bërë vetëm 14 kanë përfunduar dhe 2 kanë marrë dënimin fajësie.

Ku janë rastet më të mëdha në pedofilisë, pasi shikoj se në Shqipërinë e mesme ka goxha dendësi?

Dua të theksoj se të dhënat që ne kemi janë të dhëna të marra nga Gjykatat në 10 vitet e fundit të identifikuara nga institucionet e tjera shtetërore, por patjetër që mund të kete dhe raste të tjera të shpërndara që dhe pse mund të ndodhë pedofilia ato nuk e raportojnë këtë krim. Nga strukturat shtetërore është konstatuar se vetëm 3 % e rasteve ka qenë e zbuluar nga shkollat, psikologët dhe nga policia,pjesa tjetër nga denoncimet e familjarëve kemi një përqëndrim në Tiranë, Durrës dhe në Elbasan apo Korçë./abcnews.al