“95% e rasteve me Covid-19 asimptomatikë”, virologu italian: T’i japim fund kësaj histerie

schedule15:07 - 24 Tetor, 2020

schedule 15:07 - 24 Tetor, 2020

Profesori i Mikrobiologjisë dhe Virologjisë në Universitetin e Padovës , Giorgio Palu është shprehur se ajo çfarë ka më shumë rëndësi në këtë fazë të COVID-19 është numri i pacientëve të shtruar në kujdes intensiv.

I intervistuar nga gazetarja Adriana Bazzi, ai e ka konsideruar në “konfuzion” situatën e koronavirusit.

“Konfuzion”, do të ishte e duhura nëse do ta përmblidhja me një fjalë situatën e COVID-19 sot në Itali.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Profesor, njerëzit janë të dekurajuar dhe nuk dinë më kë të besojnë. Çfarë mund të thoni?

 Palu: Ka shumë alarm. Nuk ka dyshim se po përballemi me një valë të dytë të pandemisë, por qarkullimi i këtij virusi asnjëherë nuk është ndalur, edhe kur u duk se rastet në korrik thuajse u zhdukën. Por më pas rihapja e shumë aktiviteteve si edhe kthimi në shkollë, solli shtim të rasteve.

Pyetje: Rastet e reja po rriten? Si ta interpretojmë këtë?

Palu: Nga rastet e reja , thuajse 95% e tyre nuk kanë simptoma dhe për këtë arsye nuk mund të përkufizohen si të sëmurë. Ndërsa me rëndësi është edhe fakti që këta njerëz janë të infektuar, pra kanë rënë në kontakt me virusin, por nuk është e sigurt se mund ta transmetojnë atë pasi do të kishim një ngarkesë virale më të lartë.

Pyetje: Përse disa njerëz “pozitiv” për koronavirus nuk janë “ngjitës”?

Palu:  Për shkak se ata mund të kenë një ngarkesë virale të ulët, sepse mund të kenë një bartës të një lloji me pak virulent të virusit.

Pyetje: Njohja e të dhënave ditore, rastet nuk janë shumë të dobishme?

Palu: Ajo që vërtet ka rëndësi është të dimë se sa njerëz mbërrijnë në kujdesin intensiv.

Gjithashtu ai theksoi se rihapja e shkollave sipas tij ka ndikuar në përhapjen e COVID-19. Por ai shton se problem nuk është vetëm shkolla, por edhe transporti publik.

Pyetje: Jeni pro apo kundër bllokimeve të reja?

Palu: Unë si qytetar jam kundër sepse do të ishte një vetëvrasje për ekonominë tonë, si shkencëtar them se do të penalizonte edukimin e të rinjve të cilët janë e ardhmja jonë dhe si mjek them se njerëzit e sëmurë, kryesisht ata që vuajnë nga patologji  si tumore nuk do të kishin mundësi trajtimi.

E gjitha kjo përballë një sëmundjeje si COVID-19 e cila në tërësi ka një vdekshmëri të ulët. Kjo nuk është aq vdekjeprurëse. Ne duhet t’i japim fund kësaj histerie, përfundon ai.

/abcnews.al/