9 pacientë rëndë, si është gjendja e të shtruarve në spital

schedule10:44 - 6 Korrik, 2020

schedule 10:44 - 6 Korrik, 2020

Situata nga koronavirusi në vend vijon me shifra shqetësuese. Ministria e Shëndetësisë raportoi sot 71 raste të reja, 3 humbje jete.

Po ashtu vijon të ketë shtrime në spitalin Infektiv. Aktualisht janë 78 pacientë në spital, prej të cilëve 9 në gjendje serioze në terapinë intensive, 2 prej tyre të intubuar në gjendje të rënde.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1702 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE: Mbushet Infektivi, 71 të prekur, 3 të vdekur nga koronavirusi

Në vendin tonë aktualisht janë 1183 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 453
Durrës 213
Shkodër 168
Vlorë 116
Lezhë 64
Fier 48
Korçë 31
Kukës 25
Elbasan 24
Berat 16
Gjirokastër 15
Dibër 10

/abcnews.al