Mbushet Infektivi, 71 të prekur, 3 të vdekur nga koronavirusi

schedule10:36 - 6 Korrik, 2020

schedule 10:36 - 6 Korrik, 2020

Vijojnë shifrat e larta të të prekurve nga koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

ISHP konfirmoi 71 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa raportohete dhe për 3 persona që kanë ndërruar jetë. Krahas mjekut kanë ndërruar jetë edhe një 63 vjeçar nga Lezha dhe një 65 vjeçar nga Tirana.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 8 në Elbasan, 6 në Durrës, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, 4 në Kurbin, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Korçë, Shkodër, Përmet, dhe nga 1 rast në Delvinë, Vau Dejës, Bulqizë, Kamëz, Fier.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 45 qytetarë, duke e çuar në 1 702 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1 183 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

🔴MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19Dr. Eugena TominiInstituti i Shëndetit Publik

Gepostet von Edi Rama am Montag, 6. Juli 2020

Vijon…