Një talent i ri është zbuluar në Prishtinë, vetëm 8 vjeç, Nil Dednica. Trajneri i tij Muhamed Dragusha, në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, tregoi aftësitë e 8-vjeçarit, duke thënë Nili është një lojtar teknik që ka goditje të fortë në lojë.
“Tani është në një nivel shumë më të mirë, edhe pse është ende shumë i vogël. E ardhmja do të tregojë gjithçka besoj, dhe do duhet që më punë të arrijë sa më lart. Sa i përket Barcelonës, ka qenë në Prishtinë në një kamp me futbollistët shqiptarë, unë kam qenë si trajner vendor dhe me shumë prindër kemi vendosur të marrin pjesë. Talenti i Nilit ka rënë shumë sy, dhe në përfundim ka marrë ftesë që të shkojë në Barcelonë kemi qëndruar 6 ditë dhe ka rënë në sy. Tashmë Nili është në “radarët” e Barcelonës, por ka ende shumë punë”, u shpreh trajneri.
8-vjeçari gjatë lojës në fushë nuk frikësohet dhe di të pasojë shumë mirë, ka dalluar që i vogël.
“Nili ka lojtarë shumë të fortë në skuadër. Kemi një super grup dhe të gjitha fitoret dhe kupat që kemi marrë është meritë e të gjithëve dhe Nili ka dalluar prej shokëve”, tha më tej trajneri.
/abcnews.al/