8 vitet e rilindjes, Gjiknuri: PS di të mbajë përgjegjësi, krimi s’dikton detyrat e politikanëve

schedule19:35 - 4 Janar, 2021

schedule 19:35 - 4 Janar, 2021

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri këtë të hënë i ftuar në Radar në ABC ka komentuar 8 vitet e punës së qeverisë Rama.

Gjiknuri në fjalën e tij me gazetaren Jonida Shehu është shprehur se në këto vite qeverisje Partia Socialiste ka treguar se është e aftë që të mbajë përgjegjësi.

Një parti është në lojën dhe në betejën politike për të realizuar objektivat që ka pjesë të programit e dyta vjen për shkak të alternativave të mundshme. Alternativat janë shumë të mundshme dhe pse qytetarëve do ju duket rozë ajo që do të them.qeveria e PS-së i del për zot punëve të saj. Po të bësh krahasimin mes dy mandateve dilet në një krahasim. Ka 30 vjet tashmë demokraci dhe njerëzit e dinë se çfarë është e mundshme dhe çfarë jo. Shëndetësia është falas dhe buxheti i shtetit ka marrë përsipër disa gjëra dhe pse mbase nuk është në pritshmëritë  e njerëzve.

Mandati i dytë ka qenë i shoqëruar me gjëra të papritura si fatkeqësia natyrore tërmeti dhe pandemia ku në shumë vende qeveria mund të gjunjëzohej qeveria Rama e ka përballuar dhe pse mund të kishte dhe më mirë. Qeverisja ka gabime dhe mosrealizimi. Gjithashtu regjistrimi i pronave në bregdet mund të ishte një çështje më e shpejt, bashkimi i kadastrës me ligjin e ri të legalizimit që ka qenë me vonesë dhe pse mund të ishin realizuar më shpejt dhe më mirë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera deputeti i PS-së nga studio e Radar ka folur dhe në lidhje me zëvendësimin e disa ministrave sidomos atyre të Brendshëm.

Gjiknuri në fjalën e tij ka theksuar se nëse qëndron për  një kohë të gjatë në qeverisje lind  dhe nevoja për të bërë disa lëvizje që në këtë rast ka qenë levizjet në radhët e drejtuesve të ministrisë së Brendshme më të dukshme për shkak të ngjarjeve që janë të pashmangshme.

“Çdo ministër kur rri gjatë në detyrë është momenti që ai e ndjen të largohet janë ngjarje të tilla që mund të detyrojnë ndryshime të tilla. Është e vështirë pasi sa më gjatë që të rrisë në qeveri ngjarja ndodh është parim i përgjithshme a janë ngjarje të karakterit kriminal apo  tjetër nuk ka asnjë që e parashikon këtë. Asnjë nga ministrat nuk ikën me një akuzë, përveç Tahirit që u ngrit më vonë. Qe forca e qeverisë në 2014 dhe ndërhyrja e saj që e bëri të mundur kanabizimin dhe pastrimin e disa zonave problematike. Unë thekson se në disa gjëra janë bërë shumë gjëra serioze. Tashmë është më  e vështirë për të pastruar para dhe për të transferuar.

Në shifrat që janë bërë zyrtare kemi një ulje të sasive të kapura, unë nuk besoj dhe nuk zhduket asgjë asnjeherë, do të ketë krim, shkelës ligji por në Shqipëri krimi nuk i dikton detyrat e politikanëve. Në disa zona të caktuara ka pasur njerëz me të kaluar gri dhe janë kapur por ligji veproj, pasi në fillim askush nuk mund ta dije me detaje të kaluarën e një politikani ndaj ligji bëri të mundur pastrimin e politikës”, ka thënë Gjiknuri./abcnews.al