8 qytetarë humbin betejën me COVID në vend, më shumë të shëruar se të infektuar

schedule17:49 - 27 Nëntor, 2021

schedule 17:49 - 27 Nëntor, 2021

8 qytetarë kanë humbur betejën me COVID në 24 orët e fundit në vend.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 8 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Dy qytetarë nga Fier 51- 70 vjeç, një qytetar 56 vjeç nga Tropoja, tre qytetarë nga Tirana 61- 91 vjeç, një qytetar 67 vjeç nga Bulqiza dhe një qytetar nga Durrësi 72 vjeç”, raporton ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se nga 2,657 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID, 405 qytetarë. Gjatë 24 orëve të fundit numri i të shëruarve është më i lartë se i të infektuarve. Janë shëruar 548 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 188,593 që nga fillimi i epidemisë.

Pozitivë me COVID19, kanë rezultuar qytetarë në këto bashki: 152 në Tiranë, 28 në Durrës, Fier, 18 në Korçë, 16 në Kamëz, 14 në Elbasan, 13 në Vlorë, 12 në Mallakastër, 8 në Shkodër, Kavajë, Gjirokastër, 7 në Bulqizë, Lushnje, Berat, 6 në Rrogozhinë, Sarandë, 5 në Mat, Patos, 4 në Kurbin, Poliçan, 3 në Shijak, Krujë, Tepelenë, Dimal, Skrapar, Cërrik, Peqin, 2 në Vau i Dejës, Tropojë, Lezhë, Divjakë, Pogradec, Kuçovë, Gramsh, 1 në Kukës, Pukë, Mirditë, Vorë, Dibër, Klos, Selenicë, Himarë, Dropull, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Kolonjë, Belsh.

Në të gjithë vendin janë 7,459 pacientë aktivë me COVID. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 149 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

“Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127“.

Statistika (27 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore         405
Të shëruar në 24 orë       548
Të shtruar në spitale       149
Humbje jete në 24 orë     8
Testime ditore                 2,657

Testime totale              1,388,238
Raste pozitive                199,137
Raste të shëruara          188,593
Raste Aktive                      7,459
Humbje jete                      3,085

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          3,880
Fier                703
Gjirokastër     539
Shkodër         489
Durrës             409
Berat              387
Elbasan            340
Vlorë                228
Korçë              213
Lezhë              159
Dibër                64
Kukës              48

be.k/abcnews.al