70 vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-Kinë, Rama: Koha kur të ardhurat të sjellin dashurinë

schedule22:20 - 11 Nëntor, 2019

schedule 22:20 - 11 Nëntor, 2019

Në ambientet e kryeministrisë u përkujtua 70 vjetori i marrëdhënies Shqipëri- Kinë. Kryeministri Rama foli për nevojën e një marrëdhënieje që sheh disa realitete, ndërsa ambasadori kinez shprehu urimin që marrëdhënia mes dy vendeve të mos prishet nga askush e asnjë lloj force.

7 dekada marrëdhënie Shqipëri-Kinë u shënjuan përmes një ekspozite në ambientet e qendrës për dialog në kryeministri. I pranishëm shefi i qeverisë për të përkujtuar rrugëtimin e marrëdhënies mes dy vendeve, i nisur në vitin 1949

“Ishte koha kur dashuria sillte të ardhura e tani është koha kur të ardhurat duhet të sjellin dashurinë e në këtë pikë jemi në disavantazh më të madh por do bëjmë tonën”, tha Rama.

Duke vlerësuar marrëdhënien ndër vite, Ambasadori kinez në Tiranë e pati një mesazh gjeopolitik.

“16 pulla të ekspozuara këtu sot, me temë Kinën, të ekspozuara e të emetuara nga Shqipëria në periudha të ndryshme historike, ne shohim një vend 10 mijë milje larg Kinës që gjithmonë e ka parë Kinën në një këndvështrim mjaft t ë pasionuar. Shpresoj që lidhja miqësore midis nesh të mos prishet nga askush dhe nga asnjë forcë”.

Kujdesshëm kryeministri kujtoi detyrimet ndërkombëtare të Shqipërisë si anëtare e NATO-s, por shpjegoi interesin turistik të vendit, e ilustruar me idenë e schengen-it ballkanik, i iniciuar bashkë me presidentin Vuçiç e Kryeministrin Zaev.

“Kina nuk resht së kultivuari veçori dhe  politika që tejkalojnë koncepte të dakordësuara e mbetet një realitet shtet..gjigand. Nuk është aspak çudi që Kina është sot partneri më i madh strategjik pas BE e potencialisht portofoli i kësaj marrëdhënie  s’ka asnjë mundësi tjetër që të njohë rritje btrë vazhdueshme. Vetëm këtë vit rritja e turistëve kinezë ishte 65% më shumë me një vit më parë. me çuarjen përpara të marrëveshjes së Ë 6 të shengenit ne besojmë se vitin e ardhshëm  do kemi bum turistësh kinezë. Në muajt në vijim për turistët kinezë nuk do jetë e nevojshme të kenë më shumë se sa një pikë hyrëse, në sensin e dokumentacionit. Praktikisht në gjithë zonën ku do funksionojë marrëveshja do bëhet e mundur që ata të lëvizin pa viza”.

Nuk mund të mungonin as batutat e kujtimeve nga takimet në Kinë, të lidhura me miqësinë e para viteve 90.

Mua më ka bërë përshtypje kur kam qenë në Kinë se doja të qepja një xhaketë MAO me përmasat e mia se s’kishte në dyqane, dhe më çuan në një rrobaqepësi, direkt në rrobaqepësi, që të bëja vizatimin e të bëja xhaketën. Aty ishin rreth 60 rrobaqepëse, dhe mbasi morën vesh kush isha unë, filluan të këndojnë këngën “Ara, fabrika, kantiere”. Në takimin që pata në darkë me kryetarin e bashkisë së Pekinit, i thashe së çmë kishte ndodhur, ai më pa dhe filloi të këndonte këngën “Malet me blerinë mbuluar”. /abcnews.al