7 të vrarë dhe 2 të plagosur nga sulmet ruse në Donetsk

schedule14:33 - 7 Korrik, 2022

schedule 14:33 - 7 Korrik, 2022

Të paktën 7 civilë u vranë dhe dy të tjerë u plagosën ditën e sotme nga sulmet ruse në rajonin e Donetskut, në Ukrainën lindore, sipas një deklaratë të  guvernatorit të Donetskut, Pavlo Kirilenko.

“Rusët vranë 7 civilë, tre në qytetin e Toretsk, dy në Avdiivka, një në Kotema dhe një në Siversk”, tha zyrtari ukrainas në një mesazh Telegram, pa dhënë detaje.

Rusët, të cilët thonë se kanë në kontroll të gjithë rajonin fqinj të Luhanskut,  tani po kërkojnë të pushtojnë Donetskun në mënyrë që të marrin në kontroll të gjithë luginën e Donbasit, e cila kontrollohet pjesërisht nga separatistët e mbështetur nga Moska  që nga viti 2014.

Në rajonin e Donetskut, qyteti i Slovianskut shihet si objektivi tjetër i mundshëm për forcat ruse si pjesë e planit të tyre për të marrë në kontroll të gjithë luginën e Donbasit, gati katër muaj e gjysmë pasi ata pushtuan Ukrainën.

Të martën, raketat ruse goditën një treg në qendër të Slovianskut, duke shkaktuar t të paktën 2 viktima.

/abcnews.al