613 kg kokainë/Arrest me burg për dy të rinjtë e arrestuar

schedule14:48 - 2 Mars, 2018

schedule 14:48 - 2 Mars, 2018

Gjykata e Krimeve të Rënda la në burg pa afat dy të arrestuarit e vetëm për 613 kilogramë kokainë të kapur tri ditë më parë. Dy të rinjtë, Donaldo Lushaj dhe Armand Pezaku mohojnë përfshirjen në narkotrafik. Avokatët këmbëngulin se prokuroria nuk ka prova kundër tyre.

Nën masa të rrepta sigurie mbërritën në gjykatën e krimeve të rënda, dy të arrestuarit e vetëm për 613 kilogram kokainë në portin e Durrësit.

Të qetë dhe pa asnjë emocion dolën para trupës gjyqësore, Lushaj dhe Pezaku.

Prokuori Edvin Kondili kërkoi arrest me burg për dy të pandehurit, kërkesë e cla u la në fuqi edhe nga gjykata.

Që në nisje të seancës, përfaqësuesi i akuzës kërkoi që gjyqi të zhvillohej pa praninë e medias. Kjo kërkesë hasi në kundërshtinë e avokatëve mbrojtjes të dy të arrestuarve, duke insistuar që media të ishte prezente.

Avokati mbrojtës i Donaldo Lushajt Maks Haxhia në përfundim të seancës deklaroi për mediat se prokuroria nuk solli asnjë provë që të faktonte fajësinë e të arrestuarve.

Por familjarët e të prangosurit Lushaj theksuan se, i riu nuk ka lidhje me trafikun ndërkombëtar të kokainës, pasi ishte vetëm një punëtor me pagesë 25 mijë lekë në muaj.

Masa e sigurisë për personin tjetër të shpallur në kërkim Arbër Çekaj do të jepet në mungesë.

Hetimet për këtë dosje vijojnë intensivisht. Dy 25 vjeçarët, përkatësisht njëri punonjës pranë kompanisë “Arbri Garden” dhe tjetri shofer, kanë mohuar çdo përfshirje në trafikimin e 180 milionë eurove kokainë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!