Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

60 milion të prekur dhe 1,4 milion viktima nga COVID-19 në të gjithë botën

schedule21:46 - 25 Nëntor, 2020

schedule 21:46 - 25 Nëntor, 2020

Situata e koronavirusit vijon të mbetet shqetësuese, ndërsa shifrat e personave të infektuar dhe viktimave vijon të jetë në rritje.

Numri global i rasteve të konfirmuara arriti në 60 milion, ndërsa numri i viktimave arriti në 1,4 milion.

Shtetet e Bashkuara kanë raportuar shifra rekord të pacientëve të shtruar në spital.



Zyrtarët në Shtetet e Bashkuara, aktualisht edhe vendi më i prekur në botë, u kërkuan qytetarëve amerikanë të qëndronin në shtëpi për festën e Falënderimeve, pasi numri në rritje i pacientëve me COVID-19 i po i vë në provë kapacitetet e spitaleve dhe të personelit mjekësor.

Shtetet e Bashkuara kanë raportuar 1 milion raste të reja me COVID-19 në më pak se një javë, me një numër total prej rreth 12.5 milion dhe me rreth 260,000 të vdekur.

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) raportuan të mërkurën 12,498,734 raste të koronavirusit, një rritje prej 165,282 nga një ditë më parë dhe thanë se numri i vdekjeve ishte rritur me 1,989 në 259,005.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!