6 të vdekur dhe mbi 3917 të reja me COVID në Kosovë

schedule15:38 - 27 Janar, 2022

schedule 15:38 - 27 Janar, 2022

6 viktima nga COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 3917 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.623 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.764.421 doza të vaksinës.

Deri më sot 803.638 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 68.526 doza përforëcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Sot janë shëruar 617 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.950. Në total numri i rasteve aktive është 28.751.