Partia Socialiste ka depozituar në KQZ dokumentacionin për Shkodrën, Durrësin dhe Lushnjën. Kurse, për bashkitë Vorë, Rrogozhinë dhe Dibër dokumentet e kandidimit dorëzohen në KZAZ. Në KQZ dorëzohen dokumentet për bashkitë që kanë më shumë se 1 ZAZ.
Kujtojmë se Partia Socialiste do të garojë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit në Durrës me Emirjana Sakon, aktualisht kryetare në detyrë e bashkisë, në Shkodër me Majlinda Angonin, e cila të hënën dha dorëheqjen nga drejtimi i Prefekturës Shkodër dhe në Lushnjë me Eriselda Sefën, e cila mban aktualisht detyrën e kryetares së komanduar në bashki. /abcnews.al/