6 000 euro për person, goditet rrjeti i trafikantëve

schedule07:02 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 07:02 - 13 Dhjetor, 2019

Operacioni i përbashkët i forcave të sigurisë greke dhe italiane në koordinim me Eurojust, Njësia Europiane e Bashkëpunimit Gjyqësor, ka goditur një rrjet trafikantësh, të cilët transferonin dhjetëra migrantë të Greqisë drejt jugut të Italisë. 99 migrantë klandestinë, 29 persona të përfshirë në këto trafiqe të paligjshme mes Greqisë dhe Italisë u identifikuan dhe u lëshuan 13 mandat arreste”, njofton policia italiane.

“Rrjeti ishte i përbërë nga dy celula, një italiane, e drejtuar nga një italian dhe tjetra greke, e drejtuar nga një kurd sirian”, theksoi policia italiane në një komunikatë.

“Migrantët, të nisur nga vendi i tyre i origjinës, mbërrinin në Turqi dhe prej andej kalonin në Greqi, ku priteshin nga anëtarët e organizatës kriminale dhe strehoheshin në Athinë në pritje për t’u nisur”, sipas të njëjtit burim.

“Kur mbërrinte momenti i nisjes, migrantët transportoheshin kryesisht në ishullin e Korfuzit, ku strehoheshin në struktura turistike anonime para se të ngjiteshin në bordin e varkave që shkonin në Itali, në rajonin e Salentos, në Pulia”, shtoi policia. Celula greke e kësaj organizate merrej kryesisht me paratë që jepnin migrantët para nisjes, 6 000 euro për person./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!