58-vjeçari plagos me armë zjarri ish-kryetarin e fshatit

schedule13:57 - 3 Prill, 2018

schedule 13:57 - 3 Prill, 2018

Ish-kryetari i fshatit Rehovë në Skrapar është plagosur me armë zjarri ditën e sotme. Mësohet se autori pas krimit u largua nga vendngjarja dhe qëndronte i fshehur në kodrat e fshatit. 58-vjeçari u vu në pranga nga policia disa orë pas plagosjes.

Mësohet se i plagosur, Januz Banaj, 60 vjeç ka ndërruar jetë. Ai u dërgua në spitalin ushtarak, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua dhe arma tip automatik model 56. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive pronësie./abcnews.al