Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

51 rastet me COVID-19 në Vlorë: Prej tyre 3 mësues, 1 psikologe dhe 1 sanitare

schedule18:46 - 23 Nëntor, 2020

schedule 18:46 - 23 Nëntor, 2020

Ministria e Shëndetësisë raportoi ditën e sotme 51 raste të konfirmuara me COVID-19 në Vlorë.

Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se në rastet e raportuara janë të prekur tri mësues në shkolla të ndryshme.

Po ashtu kanë rezultuar pozitiv për koronavirus një psikologe dhe një sanitare në një shkollë 9-vjeçare.



Mësohet se një punonjës i prefekturës është infektuar me COVID-19. Nga rastet e raportuara bëhet me dije se janë infektuar dy edukatore në një kopsht dhe një sekretar pranë Gjykatës së Apelit Vlorë.

Të konfirmuar me COVID-19 janë edhe dy infermiere në qendër shëndetësore dhe një punonjës pranë kujdesit shëndetësor.

Te prekur rezultojnë po ashtu dy punonjës në Policinë e Vlorës./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!