507 ndeshje, 280 gola! Cavani dhe Di Maria kanë festë sot në Paris

schedule10:25 - 14 Shkurt, 2020

schedule 10:25 - 14 Shkurt, 2020

Edinson Cavani dhe Angel Di Maria, kanë ditëlindjet e tyre sot. Bomberi uruguaian feston ditëlindjen e 33-të, ndërsa Di Maria mbush 32 vjeç. Të dy futbollistët, kanë bërë ndeshje të shkëlqyera me fanellën e PSG-së.

Fantazisti argjentinas njihet për pasimet e tij gjeniale dhe është lojtari më me shumë asiste në historinë e PSG-së. Megjithatë, Di Maria ka treguar se edhe di të shënojë, pasi e ka tundur rrjetën plot 81 herë në 212 ndeshje.

Ndërsa Cavani, është golashënuesi më i mirë në historinë e klubit francez. Bomberi ka luajtur 295 ndeshje për PSG-në, ku ka shënuar plot 199 gola. Cavani është vetëm një gol larg numrit jubilar 200 dhe me aftësitë e tij, ku numër pritet të arrihet shumë shpejt./abcnews.al