Këtë të enjte është zhvilluar në Institucionin e Presidentit ceremonia solemne e organizuar për 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Norvegjisë dhe Shqipërisë që përkon edhe me Ditën e Kushtetuese së Mbretërisë së Norvegjisë.
Gjatë fjalës së tij presidenti Ilir Meta, u shpreh falënderues për bashkëpunimin mes vendeve, ndërsa shtoi se qeveri norvegjeze ka treguar seriozitet dhe angazhimi mbresëlënës për Shqipërinë, duke e vlerësuar si partner të besueshëm.
“Duhet të jemi krenar që marrëdhëniet mes Shqipërisë e Norvegjisë janë të mira. Norvegjia ka investuar në Shqipëri dhe është tregues se shteti norvegjez udhëheq me shembullin e punës konkret. Duke uruar krijimin e marrëdhënieve 50-vjeçare, dëshiroj që marrëdhëniet mes dy vendeve të përparojnë edhe më tej. Meqë jemi në fillim të sezonit turistik, besoj se do të kemi më shumë turistë norvegjezë këtë vit dhe ky fakt do shtojë afrinë mes dy kombeve tanë”, deklaroi Meta.
/abcnews.al/


