Kryetarja e Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Milva Ikonomi, nga studio e Abc News është shprehur se deri më tani është bërë një punë e shpejtë dhe e mirorganizuar për verifikimin e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ikonomi ka komentuar dhe situatën në të cilën ndodhen familjet të cilat kanë ngelur të pastreha si pasojë e shembjes së banesave të tyre.
“Padyshim se tërmeti është një ngjarje me përmasa shumë tragjike, ai të shpërbën jetën që ti ke bërë për vite me radhë. Ka shumë raste që jetesa e tyre është zhvendosur nga një shtëpi me tulla në një cadër dimerore në kushte shumë të vështira, por nuk mund të ndërtohet menjeherë. Në zonën rurale të gjithë familjeve që pësuan dëmtime morën një çadër që të ruanin gjënë e gjallë dhe çfarë kishin në shtëpi dhe në zonat urbane u sistemuan në banesa sociale apo në hotele. Ne kemi shkuar godinë më godinë për të parë dëmin në momentin që banori i dëmtuar i bënte thirrje qëndrës administrative. Deri më tani janë dëmtuar 50 mijë godina nga të cilat 8500 janë të pabanuara,” tha Milva.
Ndërkohë pyetjes së gazetarit Endri Xhafos së çfarë do të ndodhë të mërkurën e 29 Janarit qe është parashikuar dhe si dita për nisjen e aplikimeve online, Ikonomi njëkohësisht kordinatore për përllogaritjen e dëmeve ka theksuar se programi i rindërtimit që do të ndiqet nga qeveria është i ndarë në 6 faza kryesore.
“Në programin e rindërtimit janë parashikuar 6 lloje programi për rindërtimi, që është për ato që e kanë të dëmtuar godinën që i është verifikuar dëmi, ne kemi shumë shërbime online që dhe nëse nuk dinë ti përdorin vetë banorët aty do të ketë një ekip që do i ndihmojë që të bëjnë aplikimin e duhur. Nëse je DS1. DS2. DS3 ti përfiton një masë shpërblimi për tërmetin e 26 nëntorin. Eshtë e nevojshme që përveç dokumentave duhet të jenë ato që të mëkëmbin shtëpinë e tyre, por sigurisht do të ndiqen sipas disa kritereve të ndërtimit,” ka thënë ajo.
Ndërsa në lidhje me dokumentacionin e nevojshëm që çdo familjar duhet të plotësojë që të ketë një aplikim sa më të saktë dhe të përfitojë nga paketa e rindërtimit, Ikonomi ka theksuar se pjesë e tyre do të jetë çdo dokument identifikimi personal për çdo banor të prekur nga tërmeti.
“Gjëndjen civile, marrëdhënien me punën, me kartën e identiteteit dhe të sherbimeve dokumenta që janë të lidhura me identifikimin personal dhe bashkë me certifikimin e dëmeve të banesës do të bëhet edhe përllogaritja e dëmshmpërblimit. Dëmshpërblimi do të varet nga dëmi i banesës dhe jo numri i familjarëve, prioritet do të kene familjet në nevojë. Unë nuk mund të them akoma një shifër zyrtare dhe duhet të presim fillimin e shkurtit për ta marrë vesh, por ajo që do të them është se përllogaritjen e kësaj shifre kanë qenë ekspertë kombëtare dhe ndërkombëtare. Kanë qenë ndërkombëtarët që e kanë udhëhequr këtë grup”, është shprehur Ikonomi.
Gjithashtu nga studio e abcnews.al, kryetarja e Komisionit të Ekonomisë ka deklaruar se akoma nuk mund të japin asnjë shifër reale në lidhje me shumën që mund të ofrohet nga Konferenca e Donatoreve, por ajo ka theksuar se e rëndësishme është që specialistët të jenë në gjendje që ti përgjigjen pyetjeve të donatorëve me 17 shkurt. /abcnews.al