5 viktima nga Covid-19 në Maqedoni, 183 raste të reja dhe 102 të shëruar

schedule17:06 - 23 Shtator, 2020

schedule 17:06 - 23 Shtator, 2020

Në Maqedoni në 24 orët e fundit janë regjistruar 183 raste të reja me koronavirus nga 1769 testime, që janë bërë.

Ndërkohë që betejën kundër koronavirusit e kanë humbur pesë persona. Lajmi i mirë është se sot janë shëruar 102 pacientë.

Në total në Maqedoni nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 17049 të prekur, 14186 të shëruar dhe 710 viktima. Për momentin numri i rasteve aktive është 2153./ db/Abcnews.al