5 të vrarë dhe 16 të plagosur nga sulmet ruse në Donetsk

schedule14:51 - 14 Shtator, 2022

schedule 14:51 - 14 Shtator, 2022

Pesë civilë kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur në Bakhmut në rajonin e Donetsk ditën e djeshme, tha në një deklaratë Pavlo Kyrylenko, guvernator i rajonit të Donetsk.

Rajoni ka pasur luftime të ashpra ditën e kaluar, tha Kyrylenko, me trupat ruse që sulmuan infrastrukturën civile. Përveç viktimave në Bakhmut, trupat ruse plagosën 12 civilë  në Toretsk, një në Avdiivka, një në Kurdiumivka dhe një në Kodema, tha Kyrylenko.

“Çdo natë në rajonin e Donetskut është e mbushur me shqetësim. Civilët duhet të largohen nga zona. Kjo është një çështje jete dhe vdekjeje”, shkroi Kyrylenko në Telegram.

/abcnews.al