Editorial nga ABC
Nga 13 gushti, në dy spitalet covid, 4 qytetarë janë vetëhedhur, 3 prej tyre gjetën vdekjen. Vetëm në spitalin “Shefqet Ndroqi”, 3 qytetarë janë vetëflijuar në harkun kohor të dy muajve. Një 77 vjeçar gjeti vdekjen pasi u vetëhodh nga banesa e tij, vetëm 24 orë pasi la spitalin “Infektiv”.
Reshat Grembi ishte i fundmi dhe i pesti pacient me covid që u vetëvra në Shqipëri. Asnjë hetim nuk mund të nxjerrë përgjegjës për këto raste, dosjet e të pestëve janë ende të hapura. Por cfarë po i çon drejt vetëflijimit këta njerëz?
Në pamundësi për të nxjerrë shkaqet, arsyet dhe përgjegjësit shohim faktet: Në spitalet covid pacientët: Nuk kanë komunikim me familjarët. Nuk kanë infermierë mjaftueshëm për t’i shërbyer. Nuk ka psikiatër në infektiv dhe sanatorium që të vlerësojë kush është pacient në rrisk.
Ka panik nga ankimet e pacientëve ngjitur në pavion. Paniku që mund ta kapë nga frika është faktor plus që ndikon në përkeqësim të parametrave metabolike që shtojnë konfuzionin. Këto mund të mos japin shenja paraprake. Gjendja depresive se aty janë të izoluar totalisht dhe vetëm, jep shenja paraprake.
Hipoteza tjetër, efekti anësor i ilaçeve që marrin këta pacientë, një prej të cilëve “levofloxacina” si ilaç në familjen e “kinoloneve”. Përdoret dhe “Tavanic”, medikamenti që hyn në Shqipëri nga 20 firma. Kjo duhet parë rast pas rasti pasi varet dhe n
ga dozat se dhe këto mund të japin ndryshime metabolike që të çojnë në konfuzion, errësim të vetëdijes. Është trajtuar kjo pistë nga mjekët në Shqipëri, dhe në artikuj shkencorë botërore. Ndikon edhe mungesa e oksigjenit që shkakton hypoxia. Krijohet gjendje konfuzioni nga oksigjenimi i ulët i trurit dhe ndryshime metabolike të ndryshme të shpejta: nuk e di ku është dhe çfarë ka përreth dhe hidhet…..
/Abcnews.al


