Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Shqipëri, të infektuarit dhe shëruarit

schedule16:02 - 13 Tetor, 2020

schedule 16:02 - 13 Tetor, 2020

Në 24 orët e fundit në Shqipëri 5 pacientë humbën jetë nga koronavirusi, një më shumë se dje, ndërsa janë rritur edhe rastet e infektimeve.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur luftën me COVID19, një 64 vjeçar nga Elbasani, një 66 vjeçare nga Kurbini, një 73 vjeçare nga Korça, një 81 vjeçar nga Shijaku dhe një 75 vjeçar nga Tirana.

Krahasuar me 24 orët e kaluara, sot kemi një rritje të numrit të testimeve me 103 tamponë, që ka sjellë edhe një numër më të lartë të infektimeve, që janë zbuluar.

Kështu në 24 orët e fundit të COVID-19 në Shqipëri janë kryer 1055 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 182 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

61 raste në Tiranë

19 në Shkodër

12 në Korçë

9 në Lushnje

nga 7 raste në Fier, Berat

nga 6 raste në Durrës, Elbasan, Pogradec

nga 5 raste në Lezhë, Mallakastër, Gjirokastër, Prrenjas

nga 4 raste në Tropojë, Kuçovë

nga 3 raste në Sarandë, Dibër

nga 2 raste në Kukës, Kavajë, Vlorë, Rrogozhinë, Librazhd

nga 1 rast në Krujë, Fushë-Arrëz, Roskovec, Bulqizë, Skrapar.

Lajmi i mirë është që sot janë shëruar 90 qytetarë, 5 më shumë se dje. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet gjithë qytetarëve dhe bizneseve të jenë të kujdesshëm në zbatimin e rregullave të higjienës, distancimit dhe vendosjes së maskës. 

Nga data 15 tetor maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit. 

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. 

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19” mbyllet apeli i ministrisë së Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (13 Tetor 2020)

Raste të reja ditore ​​182

Të shëruar ne 24 orë​​90

Humbje jete në 24 orë​​5

Testime ditore​​​1055

Testime totale ​​100,953

Raste pozitive ​​15752

Raste të shëruara ​9675

Raste Aktive ​​ 5648

Humbje jete ​​    429

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë​ 2869

Durrës      590

Shkodër   426

Korçë  ​304

Fier ​         284

Lezhë        276

Elbasan    238

Vlorë ​203

Kukës        159

Berat ​ 153

Dibër​ 80

Gjirokastër  66

 

db/Abcnews.al