49-vjeçari i vë flakën kishës në Jeruzalem

schedule20:26 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 20:26 - 4 Dhjetor, 2020

Një burrë u përpoq të vinte flakën në kishën e Gethsemane në Jeruzalemin Lindor,  por u arrestua nga policia izraelite.

Policia prangosi 49-vjeçarin , i cili hodhi benzinë brenda kishës, tha zëdhënësi i policisë Mickey Rosenfeld, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Sipas një zëdhënësi të Kishave të Tokës së Shenjtë, Wadi Abu Nassar, i dyshuari është një hebre ortodoks.

“Ne e falenderojmë Zotin për shuarjen e zjarrit shpejt, ” shtoi ai. Nassar u kërkoi autoriteteve të hetojnë rastin dhe foli për “motive raciste” të mundshme në një deklaratë.

Një zëdhënës i brigadës së zjarrfikësve tha se zjarri “për fat të mirë nuk u përhap në të gjithë kishën .

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka denoncuar incidentin, duke pretenduar se i dyshuari ishte një “ terrorist ” dhe tha se qeveria izraelite ishte përgjegjëse për sulmet.