Fjoralba Ponari i rikthehet muzikës, zbulon bashkëpunimin me reperin e njohur

schedule08:23 - 6 Gusht, 2020

schedule 08:23 - 6 Gusht, 2020

Fjoralba Ponari është një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Përpos moderimit, Fjoralba është shumë e apasionuar dhe pas muzikës, e cila para disa vitesh mori pjesë edhe në “The Voice of Albania”.

Fjoralba ka treguar se do të bëhet shumë shpejt pjesë e tregut muzikor me një album, por së fundmi moderatorja me një postim që ka bërë në Instagram ka shtuar dyshimet se po vjen me një këngë. Bëhet fjalë për një bashkëpunim me Lyrical Son, me të cilin ka publikuar një foto një Instagram, ku shfaqen në një studio muzikore.

 

View this post on Instagram

 

???

A post shared by Fjoralba Ponari (@fjoralba.ponari) on

Të shumtë kanë qenë ndjekësit që kanë uruar moderatoren për bashkëpunimin, dhe nga reagimet e vetë asaj ka lënë të kuptohet se po punojnë për të sjellë një super bashkëpunim. “Edhe !!!”, ka shkruar Lyrical në postim, ndërkohë që moderatorja ia ka kthyer: “Edheee… on fire”, duke konfirmuar kështu duetin e radhës në tregun muzikor shqiptar. /abcnews.al/