Shpërthimi në Beirut: Vajza e vogël gjendet e gjallë pas 24 orësh nën rrënoja

schedule23:49 - 5 Gusht, 2020

schedule 23:49 - 5 Gusht, 2020

Një vajzë e vogël është gjetur e gjallë pasi kishte qëndruar nën rrënoja për 24 orë në Beirut.

Ndërsa skuadrat e shpëtimit kërkojnë pa pushim për të mbijetuar nga shpërthimi katastrofik i të martës, spikatën vajzën e vogël mes rrënojave.

Ndërsa mbanin në duar elektrikë dore, ekipi mund të shihet teksa përpiqet që të largojë mbetjet nga trupi i vajzës të cilës i duket vetëm koka. raportohet se ajo ishte zënë nga një ndërtesë e shembur.

Sipas mediave lokale, videoja është filmuar mbrëmjen e së mërkurës ndërsa e mitura ndodhej nën rrënoja prej 24 orësh.

Dhjetëra persona të tjerë mbeten ende të humbur në Beirut, që tashmë zyrtarët e kanë quajtur “qyteti i katastrofës” pas shpërthimit të 2,700 tonëve nitrat amoni.

Të paktën 135 persona rezulton të kenë humbur jetën deri më tani, ndërsa  5,000 të tjerë kanë mbetur të plagosur. /abcnews.al/