Një fasoneri në Krujë është kthyer në vatrën kryesore të koronavirusit për këtë të fundit si edhe Laçin.
Deri më tani në këto dy qytete numërohen 42 raste me koronavirus, ku 19 janë në Laç dhe 23 në Krujë.
Siç mëson abcneës.al shkaku kryesor i shpërthimit të infeksionit në Laç dhe Krujë është pikërisht fasoneria, e cila ka vijuar të qendrojë hapur deri pak ditë më parë.
ISHP njoftoi për 12 raste të reja me koronavirus në Laç dhe 5 në Krujë vetëm gjatë ditës së sotme, ku pjesa dërrmuese e të prekurve janë pikërisht gra që kanë punuar në atë fasoneri.
Pasi janë infektuar në fasoneri, punonjësi e kanë dërguar virusin në shtëpi duke ia ngjitur edhe familjarëve.
ISHP konfirmoi sot 22 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 584 numrin total të të prekurve, ku shumica janë shëruar.
Rastet e reja me koronavirus gjatë ditës së sotme
-Laç, 12 raste
-Tiranë, 2 raste
-Shkodër, 3 raste
-Krujë, 5 raste
Raste totale me koronavirus sipas qyteteve
– Tiranë 253 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 16 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 99 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 13 raste
– Krujë 23 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 11 rast
-Mallakastër 1 raste
– Kurbin 19 raste.