404 raste të reja me Covid-19 dhe 14 humbje jetë në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

schedule19:47 - 24 Tetor, 2020

schedule 19:47 - 24 Tetor, 2020

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar 404 raste me Covid-19, nga 1,524 teste të kryera.

Prej rasteve të reja 172 janë në Shkup, Kumanovë 15, Dibër 4, Shtip 8, Prilep 25, Tetovë 41, Strugë 4, Veles 6, Manastir 4, Ohër 11, Kavadar 5, Gostivar 20, Gjevgjeli 9, Strumicë 29, Kriva Pallankë 2, Koçani 18, Probishtip 3, Berovë 6, Vinicë 2, Dellçevë 4, Sveti Nikole 2, Kërçovë 3, Resnjë 2 dhe Negotinë 9.

Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se janë shëruar 182 pacientë dhe 14 të tjerë kanë humbur jetën.

Prej pacientëve të një është nga Prilepi, dy nga Kumanova, një nga Kriva Pallnaka, një nga Shkupi, një nga Gjevgjlia, një nga Koçani, Struga, Manastiri, Renja me dy pacientë të ndjerë, Vinicë një, Berovë një, Tetovë një.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve që nga fillimi në Maqedoni është 26,394, prej tyre 18,430 janë shëruar dhe 897 kanë humbur jetën.

Aktualisht në Maqedoni ka 7,067 raste aktive me COVID-19. s.b/abcnews.al/