Chelsea nuk është e kënaqur me kërkesat e Juventusit për Dushan Vlahovic.
Sipas Fabrizio Romano, Juventusi po shtyn ta shkëmbejë Vlahovic për Romelu Lukakun me një shtesë prej 40 milionë euro.
Chelsea nuk ka ndërmend të pajtohet me kushtet e klubit bardhezi, aktualisht negociatat janë pezulluar.
Chelsea po shqyrton opsione të ndryshme për një marrëveshje. Vihet re se Lukaku tashmë ka rënë dakord me Juventusin për një kontratë 3-vjeçare. /G.D abcnews.al/