40 milion euro në dorë dhe rrogë stratosferike! Reali i fiksuar pas Mbappe

schedule17:57 - 30 Korrik, 2021

schedule 17:57 - 30 Korrik, 2021

Kylian Mbappe ua ka bërë të qartë drejtuesve të PSG-së vendimin e tij për të mos rinovuar kontratën, që i përfundon në verën e vitit të ardhshëm.

Real Madrid e kërkon prej kohësh, 22-vjeçari francez është kthyer në fiksim për Florentino Perez dhe nga Spanja raportojnë zhvillimet e fundit.

Ëndërroj të fitoj Champions League me PSG“, deklaroi sulmuesi, i cili do të bëjë tentativën e fundit me ekipin e Mauricio Pochettinos për t’u ngjitur në majë të kontinentit.

Vitin e ardhshëm do të largohet me parametra zero dhe e ardhmja quhet Real Madrid. Marca shkruan se Mbappe do të përfitojë 40 milion euro në dorë në momentin që do firmosë me “Los Blancos”.

Jo vetëm kaq, pasi rroga sezonale e kampionit të botës do të prekë shifrën e 25 milion eurove (neto). Shifra stratosferike, por Perez e ka ndarë mendjen dhe e do me çdo kusht yllin francez në klubin e tij. /abcnews.al