40 emigrantë rezultuan pozitiv me COVID-19, shpërthejnë protestat në qytetin italian

schedule09:22 - 1 Korrik, 2020

schedule 09:22 - 1 Korrik, 2020

Një protestë e dhunshme ka ndodhur në Mondragone të Italisë. Qytetarët janë shqetësuar pasi 40 emigrantë që jetonin në një godinë të braktisur kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe shanset që ata të kanë kontaminuar ambientet nëpër qytet janë të mëdha.

 

Protestuesit e revoltuar nuk kanë ngurruar të hedhin vezë dhe ndaj ish ministrit të brendshëm Matteo Salvinit. Ndërkohë është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar turmën.

 

Sipas raportimeve emigrantët janë me nënshtetësi bullgare dhe punojnë si  punëtorë sezonalë në fshatrat përreth një qyteti afër Napolit. Ndërkohë në një intervistë për mediat, Matteo Salvini tha se është detyra e tij që të vizitojë qytetin dhe të qetësojë qytetarët për gjithçka që  ka ndodhur.

“Është detyra ime të vij të vizitoj qytetin dhe të qetësoj qytetarët. Në qytetet e tjera është rikthyer qetësia, dhe ne po përpiqemi  që të bëjmë të njëjtën gjë dhe në Mondragone”, u shpreh Salvini./abcnews.al