4 të lënduar në gjendje të rëndë, është ky bilanci i aksidentit të ndodhur sot në hyrje të Dimalit (Ura Vajgurore), në Berat.
Një prej të lënduarve është një grua e cila po udhëtonte me makinën tip ML. Të gjithë ndodhen në spitalin e Beratit për të marrë ndihmë mjekësore.
Aksidenti i rëndë ndodhi paraditen e sotme pasi është përplasur një autokshkollë me ML. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi rrethanat. /abcnews.al