Katër janë akset rrugore që qeveria ka dhënë me koncesion, të cilat do kapin vlerën e vetë programit të qeverisë “1 miliard euro”. Në materialin në vijim ju sjellim profilin e këtyre rrugëve.
“Rruga Thumanë – Kashar, Rruga e Arbrit, Rruga Milot – Balldren, Rruga Orikum – Dukat”
Këto janë katër akset kombëtare që do të jepen me koncension duke përmbyllur kështu programin Një Miliardë euro të qeverisë.
Në total vlera për ndërtimin e këtyre projekteve llogaritet 700 milionë euro, por me të gjitha interesat që do t’u paguhen privatëve , kostoja arrin në një miliardë euro.
Autostrada Thumanë-Kashar do të kalojë në 14 fshatra në Bashkinë e Tiranës, Vorës dhe Krujës.
Qëllimi është lidhja me rrugën Tiranë–Durrës, duke kaluar kryesisht nëpër toka bujqësore, në perëndim të rrugës ekzistuese që lidh Thumanën me Fushë-Krujën, pa e prekur atë.
Rruga 20, 8 km e gjatë do të kushtojë 225, 821, 553 euro.
Rruga e Arbrit
Pas tymit të kuq që shpërtheu në një tunel të vogël në Klos në 17 qershor të këtij viti, ka nisur puna në rrugën e arbrit. Segmenti 26, 2 km është I ri dhe do të bashkojë Dibrën me Tiranën.
Kjo rrugë kushton me gjithë mirëmbajtjen për 10 vjet, me gjithë operimin e tunelit, 250 milionë euro.
Rruga do të ketë tunele më të gjatë me standarte rigoroze, me tunel emergjence.
Rruga Milot-Balldren
“Rruga e re do të ndërtohet me standarde ndërkombëtare të kategorisë A, me një gjatësi rreth 18 km, me 6 korsi nga të cilat dy janë të emergjencës, rrugët sekondare ndërlidhëse, me gjatësi rreth 9.5 km. Do të ndërtohen urat e reja te Drinit dhe te Matit, paralele me urat ekzistuese, nënkalime si dhe vepra te tjera, të gjitha këto për të lehtësuar dhe rritur sigurinë në qarkullimin e automjeteve të zonave përreth
161, 500,000 euro llogaritet për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugës Milot Balldren. Kohëzgjatja e kontratës është 13 vjet.
Rruga Orikum – Dukat
Projekti i katërt i paketës “1 miliard” është rruga Orikum-Duka. Kostoja e projektit është parashikuar 50 milionë e 572 mijë euro. Ndërtimi i saj nis në rrugën e Portit të jahteve për të kaluar më pas në Bypassin e Orikumit dhe përfundon në Dukat. /abcnews.al