“4 kile makarona, 2 litra vaj…”, Rama: Turp ju që talleni, ato qeset janë dora e shtrirë e solidaritetit

schedule18:00 - 3 Prill, 2020

schedule 18:00 - 3 Prill, 2020

Gjatë video-mesazhit sqarues që zhvilloi pasditen e të premtes në rrjetin e tij social Facebook, kryeministri Edi Rama tregoi se pakot me ndihma për familjet në nevojë janë të bollshme.

Rama numëroi një e nga një përbërësit e kësaj pakete që tha se është standarte tashmë nga rezervat e shtetit. Qeset që kanë qarkulluar në rrjetet sociale tha ai, kanë qenë të mëparshmet nga bashkitë dhe fondacionet e ndryshme të bamirësisë.

“Për temën e ndihmave dua të them kaq, shoh një grup jo të organizuar, por me paturpësinë më të madhe tallen me ata që sot sakrifikojnë jetën e tyre duke shkuar derë më derë për një qese. Po ju shpjegoj dhe kjo vlen edhe për ata që kanë shprehur në më shumë sesa një rast që ndihmat ndahen nëpër miq e shokë të Partisë. S’dua të tregoj thasët me patate që ndahen në Francë, por dua t’ju them se kjo është luftë për ekzistencë dhe nëse keni parë qeset, kur t’i shihni duhet të kuptoni se askush nga ata që kanë nevojë të ekzistojnë s’po jep vetë. Ato qeset janë dora e shtrirë e solidaritetit. Respekt për ata që e bëjnë këtë punë. Ka një gjë, pakot e rezervave të shtetit që janë standardizuar, ka ndihma të bashkive që në fazën e parë ishin ndihma zemre dhe solidariteti. Ka edhe qese të bëra nga Fundjava Ndryshe. Pakoja nuk është një pako që hidhet tek dera për të larë gojën por është një pako standarte, e kam këtu t’jua tregoj, përmban: 4 kg makorona, 5kg oriz, 2 litra vaj, sheqer 2 kg, kripë 1 kg, salcë 1 kg, fasule 4kg, miell 25 kg për një muaj, detergjent 3 kg, sapun 2 pako. Është një pako për 2 javë. Po nuk dalin, mos mendoni se kjo është kohë për të ngrënë e për të pirë e për të dërguar mesazhe, por s’është kështu”, tha Rama./abnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!