358 viktima dhe mbi 9 mijë raste të reja me Covid-19 në Itali

schedule18:33 - 12 Prill, 2021

schedule 18:33 - 12 Prill, 2021

Në 24 orët e fundit në Itali kanë humbur jetën 358 persona.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga 190,635 teste të realizuara, 9,789 raste kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 114,612 viktima dhe 3,779,594 raste të reja.

 

Ndërsa numri i personave të shëruar në 24 orët fundit ka arritur në 18,010 pacientë.

Ndërsa procesi i vaksinimit vijon në zona të ndryshme të vendit, autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të tregohen vigjilente edhe ndaj mutacioneve të reja të koronavirusit.

/abcnews.al/