33-vjetori i PD-së/ Meçe: Partia do të ishte e denjë po të funksiononte mbi parimet e saj

schedule17:51 - 11 Dhjetor, 2023

schedule 17:51 - 11 Dhjetor, 2023

Këtë të hënë shënohet 33-vjetori i themelimit të Partisë Demokratike. Si pasojë, kreu i PD Lulzim Basha ka mbledhur mbështetësit në Pallatin e Kongreseve.

I ftuar në “News Line”, analisti Arben Meçe ka deklaruar se 11 Dhjetori prodhoi pluralizëm dhe zgjoi ëndrrën e madhe të shqiptarit për lirinë dhe demokracinë.

Sipas Meçes, PD do të ishte e denjë po të funksiononte mbi parimet e saj dhe jo në një sallë të mbledhësh disa njerëz që nuk kanë kontribuar për rënien e diktaturës, siç po bën Basha.

“Mbas 33 vjetësh do të thotë që gjenerata ka ndryshuar, ka lëvizur. Po të shohësh me vëmendje, aty asnjë person nuk është me një nivel dhe konttribut të bveçantë. Përveç Rexhep Ukës, të tjerët nuk e di se çfarë përfaqësojnë.

8 dhjetori u shpall si festë kombëtare për rininë dhe mbart mesazhe për rininë, por debati u krijua mes partive ‘ma more mua, ma more ti’. E njëjta gjë është dhe për sot 11 Dhjetor dhe do të ndodh dhe nesër për 12 Dhjetor.

11 dhjetori prodhoi pluralizmin dhe zgjoi ëndrrën e madhe të shqiptarit, pra tezën ‘liri demokraci’. Nuk të bën demokratë pushtimi i një date dhe të thuash se në këtë ditë linda unë.

Njëra pjesë, lideri i saj historik është shpallur non grada, ndërsa pjesa tjetër përpara se ta përvetësojë këtë datë, duhet të shoh që në atë sallë nuk ka asnjë që i vunë shpatullat diktaturës. Mund të gjesh vetëm një, dy persona.

Të përvetësosh një sallë dhe të thuash unë jam përfaqësues nuk të bën demokratë. Të tillë të bën ndeshja në betejë, figura që ti je, skema që ti përfaqëson. Partia Demokratike do të ishte e denjë nëse do të përfaqësonte parimet që krijoi. Zoti Basha do të ishte i tillë nëse do të krijonte një parti që në thelb ka ato parime”, u shpreh analisti./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!