30 viktima dhe mbi 1 mijë raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

schedule21:13 - 26 Nëntor, 2020

schedule 21:13 - 26 Nëntor, 2020

Ministrja e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bëri me dije se gjatë 24 orëve janë realizuar 2,846 testime, prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 1,160 raste me COVID-19.

Sipas autoriteteve 30 pacientë kanë humbur jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1,630 humbje jete.

Ndërkohë sipas Institutit të Shëndetit Publik 1,097 persona janë shëruar.

Sakaq që nga fillimi i pandemisë deri më tani 58,608 persona janë infektuar me koronavirus.

/abcnews.al/