Në rrugën e Torovicës në Lezhë vazhdojnë të bien gurë nga mali. Tre muaj pas tragjedisë që u mori jetën 3 personave në këtë segment rrugor, situata nuk ka ndryshuar.
Pasi tre jetë humbën, rrëshqitja e gurëve në Torovicë të Lezhës mori përmasa të mëdha tetorin e vitit të shkuar.
Zonën e inspektuan emergjencat civile dhe shërbimi gjeologjik. Në të dy rastet u tha se do të kërkonin ndërhyrje emergjente për të shmangur përsëritjen e të tilla aksidenteve.
Shërbimi gjeologjik nëpërmjet inxhinierit të saj Vladimir Prendi krahas rrezikut nga gurët foli edhe për kërcënimin që kishte familja e Paulin Prendit në Torovicë.
Disa muaj më pas situata ka mbetur e njëjtë. Paulin Prendi tregon për atë çfarë i kanoset .
Banorët nuk kanë shpresë për ndërhyrje, ata mendojnë se kështu ndodh gjithmonë.
Në dhjetor zonën e inspektuan edhe forcat xheniere të ushtrisë. Në mungesë të kapaciteve që realizojnë ndërhyrje të tilla, Bashkia e Lezhës kërkoi mbështetjen e tyre dhe ka vënë në dispozicion mjete dhe fuqi punëtore.
Nuk dihet se si do të veprohet në këtë zonë, por ajo që është e sigurtë ka të bëjë me faktin se nga mali vazhdojnë të bien gurë.
Gazetar i ABC News, Lezhë: Gjergj Figuri