3 kandidatët për stolin e Real Madridit

schedule08:36 - 3 Mars, 2022

schedule 08:36 - 3 Mars, 2022

Informacioni i trajtuar nga ESPN nuk po kalon pa u vënë re. Sipas medias në fjalë, Carlo Ancelotti do të ishte në fokusin e Manchester United.

Në këtë aspekt, Los Blancos do të vlerësonte figurën e Raul Gonzalez.

Raul Gonzalez, Julian Nagelsmann dhe Mauricio Pochettino

Në një mënyrë tjetër, në skenë del opsioni i Julian Nagelsmann, trajner i Bayern Munich. I kërkuar në atë kohë nga Joan Laporta për të marrë frenat e Barcelonës.

Pa lënë pas dore kandidaturat e Raul dhe Nagelsmann, Florentino Perez, presidenti i Los Blancos, ka një tjetër as në mëngë. Ky është Mauricio Pochettino, drejtuesi i projektit të Paris Saint-Germain, i cili kërkohet edhe nga Man United. /abcnews.al/