Partia Demokratike feston 27 vjetorin e themelimit

schedule20:30 - 11 Dhjetor, 2017

schedule 20:30 - 11 Dhjetor, 2017

27 vjetori i Partisë Demokratike pa një numër të madh vizitorësh të pritur në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

11 dhjetori kujtoi çeljen e pluralizmit me lindjen e partisë së parë opzitare në vend në dimrin ‘90 kur studentët nisën rrugën pa kthim drejt demokracisë.

“Mblidhemi çdo dhjetor, për të kujtuar gjenezën, për të nderuar protagonistët. Ky dhjetor është dhe nuk është si gjithë të tjerët, sepse erdhi në krimin e madh zgjedhor”.

Përballë demokratëve të rinj dhe të vjetër, mes të cilëve shumë emra të hershëm mungonin, kryetari demokrat Lulzim Basha njohu historinë e vështirë të Partisë Demokratike. Mes të tjerëve falenderimet shkuan edhe për kë mungonte.

“Gjatë 27 viteve PD ka pasur ulje dhe ngritje, mendimin e lirë, konfikte të brendshme të pashmangshme, humbje dhe fitore. Ka shkruar historinë e integrimit por është përballur me skenarë eleminimi”.

Gjithçka sepse demokratët kanë ditur të luftojnë duke marrë goditje personale e politike, por edhe të reflektojë kur situata e kërkon,shprehet Basha.

“ Ne pranuam draft marrrëveshjen. Qëllimi dhe thelbi ishte evitimi i përplasjes civile dhe destabilizimi i vendit. Kundërshtari bëri të kundërtën e asaj që u bë marrëveshja”.

Demokratët këto katër vite kanë përmbushur misionin e një opozite reale për Lulzim Bashën dhe për këtë në krah ka historinë sipas tij.

“ Rrallë ka ndodhur që denoncimet në kohë reale të dalin. Në fillim nuk na besuan”.

Një thirrje ia drejtoi demokratëve. Atëherë kur nata duket më e errët, ata të qëndrojnë të bashkuar rreth vlerave që për Lulzim Bashën janë mishërim i Partisë Demokratike.

“Shpirti i çdo demokrati të bashkohet”.

Të pranishëm në aktivitet ishin përfaqësues të pjesës më të madhe të spektrit politik. U vu re mungesa e përfaqësuesit të pjesës tjetër të frontit opozitar, Lëvizjes Socialiste për Integrim. Presidenti Ilir Meta përmes rrjetit social facebook i uroi lidershipit dhe simpatizantëve suksese në përgjegjësitë e rëndësishme për të ardhmen europaine të vendit./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!