27-vjeçari shqiptar pjesë e listës së Forbes

schedule08:25 - 18 Mars, 2020

schedule 08:25 - 18 Mars, 2020

Geri Cupi, 27 vjeç, është pjesë e “Under 30 Europe List” të Forbes që synon të vlerësojë sipërmarrësit vizionarë nën 30 vjeç në Europë.

Geri jeton në Londër ku ka mbaruar studimet Bachelor of Arts/Science në University of Bath dhe është themelues dhe drejtori ekzekutiv i MonoChain – një plarformë biznesi B2B2C (formë biznesi ku dy kompani ndërveprojnë përmes një biznesi tjetër). MonoChain ka si qëllim që të ndihmojë në bashkëpunimin mes markave dhe shitësve me pakicë.

Që prej vitit 2018, kompania e 27-vjeçarit, e cila operon në Londër, filloi një partneritet me Oracle (korporatë amerikane shumëkombëshe e teknologjisë kompjuterike) dhe hapi zyra në SH.B.A dhe Kosovë./abcnews.al