Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“27 mijë vende pune, por kush i bën këto ndërtime?” Rama: Ndrangheta me mafien…

schedule16:18 - 27 Janar, 2021

schedule 16:18 - 27 Janar, 2021

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nga procesi i rindërtimit në Shqipëri janë krijuar 27 mijë vende pune. “27 mijë vende pune të krijuara vetëm nga rindërtimi për të gjitha kompanitë shqiptare” tha ai.

Ndërkohë që ministri Ahmetaj tha se “Kompanitë kanë probleme me kapacitetet e punëtorëve dhe inxhinierëve”. Gjatë inspektimit në Vaqarr në kantierin e lagjes së re që po ndërtohet, kryeministri Edi Rama bëri edhe  një batutë referuar përgjimeve të dala në javën e fundit nga antimafia italiane, ku lakoheshin edhe zyrtarë të lartë shqiptarë.

Shkruante njëri në Facebook, ore gjithë këto ndërtime, kush i bën këto ndërtime, kur nuk ka punë? I bën Ndrangheta i thashë me mafien” tha Rama./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!