250 persona strehohen në Shkodër, banorët apel qeverisë: Të nisin ndërtimet sa më parë

schedule16:38 - 3 Dhjetor, 2019

schedule 16:38 - 3 Dhjetor, 2019

Shkodra deri tani ka pritur rreth 250 persona të zonave të prekur nga tërmeti. Një pjesë e tyre po qëndrojnë në konvikte dhe në hotelet e Velipojës. Banorët thonë se duan që të kthehen në zonën e banimit sa më parë ndaj edhe kërkojnë që të nisë puna për rindërtimin e banesave të tyre.

Banorët të cilët deri më tani janë vendosur në hotelet e zonës shpresojnë të mos qëndrojnë shumë gjatë dhe banesat e tyre të ndërtohen që të kthehen në normalitet.

Të prekurit nga termeti kanë edhe porosi për politikën që sipas tyre nuk duhet ta shfrytëzojë këtë moment, por të kontribuojnë për të menaxhuar situatën.

Veç personave që janë sistemuar në këtë hotel pjesa tjetër po qëndrojnë në shtëpi private dhe konviktet e shkollave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!