25 të plagosur nga bombardimet ruse në Ukrainën lindore

schedule10:12 - 5 Maj, 2022

schedule 10:12 - 5 Maj, 2022

Të paktën 25 persona kanë mbetur të plagosur për shkak të bombardimeve ruse gjatë natës në zonën e Kramatorsk të Donetsk, sipas kreut të administratës ushtarake rajonale, shkruan skynews.

Pavlo Kyrylenko tha se nëntë shtëpi, një shkollë dhe pjesë të infrastrukturës civile u dëmtuan në sulmin e së mërkurës mbrëma.

Në Avdiivka, të paktën tre shtëpi u shkatërruan dhe u ndërprenë linjat e energjisë.

“Vazhdojnë bombardimet në Marinka,” tha Kyrylenko. “Rusët ende po përpiqen të mbjellin panik në Donetsk, por ata nuk do t’ia arrijnë”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!