240 raste të reja me Covid-19 në Greqi, humbin jetën 4 pacientë! 65 të intubuar

schedule18:01 - 19 Shtator, 2020

schedule 18:01 - 19 Shtator, 2020

Në 24 orët e fundit në Greqi janë konfirmuar 240 raste të reja me koronavirus.

34 prej tyre janë raste të importuara nga jashtë vendit. Numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në 14978  në total.

4 pacientë humbën betejën me Covid-19, duke e çuar numrin e viktimave në 331 që prej fillimit të pandemisë.

Aktualisht në spitale po trajtohen në intubim 65 pacientë, ndërsa 86.2% e tyre kanë sëmundje bashkëshoqëruese./mv.abcnews.al